Erik ten Hag i habitur pasi një gazetar i bëri pyetje për Ronaldon

  • A.P /
  • 09 August 2025 - 14:05
Erik ten Hag i habitur  pasi një gazetar i bëri pyetje për Ronaldon

Pas humbjes 2-0 të Bayer Leverkusen ndaj Chelsea në ndeshjen e fundit miqësore para sezonit, Erik ten Hag u duk i habitur gjatë intervistës pas ndeshjes, kur një gazetar i bëri një pyetje të papërshtatshme.

Në vend që të fliste për ndeshjen, gazetari përmendi Cristiano Ronaldon dhe tripletën që sulmuesi portugez shënoi së fundmi për Al Nassr, duke pyetur: “Cristiano Ronaldo, një nga lojtarët më në formë aktualisht. Ai shënoi tripletë dje. A është ai ende problemi?”

Kjo pyetje iu referua konfliktit të njohur mes ten Hag dhe Ronaldos gjatë kohës së tyre në Manchester United, që ishte një nga arsyet për largimin e Ronaldos në 2022. Megjithatë, thuajse tre vite më vonë, pyetja u konsiderua e panevojshme dhe e pakëndshme.

Ten Hag u përgjigj në mënyrë diplomatike:

“Për mua nuk është problem. Ai nuk ka qenë kurrë problemi. Mendoj se është e kaluar. Ajo që ndodhi – është e kaluar. Pas atij momenti, fituam dy trofe me Manchester United. I uroj gjithë të mirat për të ardhmen dhe i uroj fat”.

(Kosova Sot Online)