Futbollistët e Chelseat një pjesë të bonuseve ia ndajnë familjes së Diogo Jotas

  • A.P /
  • 14 August 2025 - 11:41
Futbollistët e Chelseat një pjesë të bonuseve ia ndajnë familjes së Diogo Jotas

Chelsea e ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm për familjen e Diogo Jotas pas vdekjes tragjike të ish-sulmuesit të Liverpoolit.

Jota vdiq pas një aksidenti me veturë në provincën Zamora në Spanjë në muajin e kaluar së bashku me vëllain e tij, Andre Silva.

Liverpooli bëri homazhe për 28 vjeçarin në ndeshjen e parë që e zhvilloi në “Anfield Road” në miqësoren kundër Athletic Bilbaos.

Ndërkohë, thuhet se “Reds” kanë vendosur që rrogën e kontratës së futbollistit, deri në fund të saj, t’ia paguajnë familjes së të të ndjerit.

E tash edhe Chelsea e bëri një gjest fantastik.

Mediat britanike raportojnë se futbollistët e “Blues” kanë vendosur që një pjesë të shpërblimeve të tyre t’i ndajnë me familjen Jota.

Futbollistët e klubit londinez në total do t’i merrnin rreth 15 milionë euro, ndërsa një pjesë të tyre e kanë ndarë për familjen e Diogo Jotas dhe të vëllait të tij, Andre Silva.

Ky është një gjest që i emocionon të gjithë, duke e shfaqur solidaritetin ndaj familjeve të atyre që s’janë më me ne. 

(Kosova Sot Online)