'Dardanët' kanë dalë me një njoftim para ndeshjes Zvicër – Kosovë

  • A.P /
  • 05 September 2025 - 10:11
'Dardanët' kanë dalë me një njoftim para ndeshjes Zvicër – Kosovë

“Dardanët” kanë dalë me një njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Zvicër – Kosovë që luhet sonte në Basel, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Në faqen e tyre, “Dardanët” i kanë njoftuar tifozët rreth agjendës së tyre para ndeshjes që luhet sonte.

Njoftimi i tyre i plotë:

Ndeshja e shumëpritur kundër Zvicrës erdhi. Uragani i tifozëve nga Kosova që do ta përkrahë ekipin kombëtar po ndihet në çdo rrugë të Bazelit.

Ju njoftojmë që me rekomandim të forcave të rendit zvicerane, do të mblidhemi në “Christoph Merian Park” prej orës 14:00. Ky është lokacioni i ndarë për të qenë pikëtakim për tifozët tanë. Le të jehojnë këngët dhe atmosfera drithërruese për kombëtaren e atdheut të shënjtë që kemi, për të marshuar të gjithë së bashku më vonë në stadium dhe për të sunduar në tribuna Dardanët me përkrahje, kurse futbollistët në fushë me rezultat pozitiv.

Për Kosovën. Për ndjenjën më të bukur në botë!

(Kosova Sot Online)