Një futbollist ka vdekur pasi e goditi lopën

  • A.P /
  • 22 October 2025 - 12:00
Një futbollist ka vdekur pasi e goditi lopën

Një futbollist 20-vjeçar nga Brazili ka vdekur pas një aksidenti të çuditshëm me motoçikletë, njoftoi klubi i tij.

Duke u kthyer në shtëpi nga festa e ditëlindjes së babait të tij, Antony Ylano, Antony Ylano vdiq kur e drejtoi motorin e tij duke përfunduar drejt e në një lopë që ishte kishte ecur në mes të rrugës.

Pamjet e kamerave të sigurisë e tregojnë momentin kur Ylano e godet kafshën në rrugën BR-343 në Altos, në shtetin e Piaui, Brazil.

Incidenti ndodhi rreth orës 3:30 të mëngjesit të hënën, shkruan “Mirror”.

Klipi e shfaq Ylano duke u përplasur me lopën që me sa duket nuk e vuri re futbollistin pasi ishte pjesë e një tufe.

Ylli i Piaui nën 20 vjeç shihet duke u hedhur në asfalt.

Ndërkohë, lopa e goditur e bëri një përpjekje të dëshpëruar për të dalë nga rruga duke u zvarritur me këmbët e pasme.

Policia tha se Ylano vdiq në vendngjarje, duke shtuar se shkaku i aksidentit mbetet objekt hetimi.

Ylano më parë luajti për Altos dhe Fluminense-PI duke e fituar Kampionatin Shtetëror të Piaui në të dy vitet 2024 dhe 2025.

I konsideruar si një nga talentet më të mëdha të rajonit, sulmuesi kishte një të ardhme të ndritur përpara.

Klubi i tij aktual, Piaui, e lëshoi ​​një deklaratë prekëse duke e shprehur dhimbjen dhe mërzinë e tyre.

“Piaui Esporte Clube po e përjeton një moment dhimbjeje të thellë me humbjen e sulmuesit Antony Ylano, 20 vjeç, viktimë e një aksidenti në orët e para të mëngjesit, në qytetin e Altos”, shkruhej në njoftim.

“Ylano i ka veshur ngjyrat e Piauizao Vibrante që nga viti 2024, vit në të cilin e fitoi Kampionatin Piauiense U-20, luajti në Kupën e Futbollit për të Rinj të São Paulo 2025 dhe Kupën e Northeast U-20.”

“Në një tjetër sfidë për klubin, sportisti po përgatitej të udhëtonte këtë të martë me skuadrën që po garon në Kupën e Brazilit U-20. Klubi informon se aktivitetet e kësaj të hëne janë anuluar në shenjë respekti për kohën tonë të zisë.” 


(Kosova Sot Online)