Kosova po hyn në një fazë vendimtare të kualifikimeve për Kampionatin Botëror
Kosova po hyn në një fazë vendimtare të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll, me dy ndeshje që mund ta përcaktojnë fatin e saj në grup, fillimisht kundër Sllovenisë në udhëtim dhe më pas përballë Zvicrës në shtëpi.
Pas katër ndeshjeve të para, Kosova e mban vendin e dytë me 7 pikë, pas Zvicrës që kryeson me 10.
PORTIERËT
Arijanet Muriç (Sassuolo) – I ka zhvilluar 5 ndeshje si titullar për Sassuolon, duke qenë i qëndrueshëm në formë. Do të mungojë ndaj Sllovenisë për shkak të kartonëve, por mbetet pika e fortë e repartit.
Amir Saipi (Lugano) – Vetëm 1 paraqitje në 4 ndeshjet e fundit, por në atë ndeshje ishte lojtari i takimit me notën 8.9.
Visar Bekaj (Hatayspor) – I ka luajtur 4 ndeshje rresht në kategorinë e dytë turke, me formë të qëndrueshme.
Faton Maloku (Drita) – Titullar i padiskutueshëm në të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës dhe në dy përballjet e Ligës së Konferencës.
MBROJTËSIT
Amir Rrahmani (Napoli) – I rikthyer pas lëndimit, i ka luajtur tri ndeshje të plota dhe po e fiton ritmin optimal para sfidave vendimtare.
Mërgim Vojvoda (Como) – I ka luajtur 5 ndeshje me minutazh të ndryshëm, një gol i shënuar dhe disa paraqitje solide.
Lumbardh Dellova (CSKA Sofia) – Në formë të mirë, me 4 ndeshje të plota si titullar.
Fidan Aliti (Alanyaspor) – I ka zhvilluar 3 ndeshje të plota, një mungesë për kartonë, por mbetet i besueshëm prapa.
Ilir Krasniqi (Kolos Kovalivka) – 4 ndeshje, 3 si startues, duke treguar siguri në mbrojtje.
Albian Hajdari (Hoffenheim) – 5 ndeshje si titullar dhe një gol në ndeshjen e fundit – në formë të shkëlqyer.
Kreshnik Hajrizi (Sion) – 5 ndeshje, 4 startues, mungesë vetëm për kartonë.
Dion Gallapeni (Widzew Lodz) – Aktiv, me 3 ndeshje si titullar dhe një tjetër si zëvendësues.
Leard Sadriu (Campionii Arges) – 5 ndeshje, 4 startues, me paraqitje të qëndrueshme në mbrojtje.
MESFUSHORËT
Valon Berisha (LASK Linz) – Vetëm 38 minuta lojë në 5 ndeshje, ende në kërkim të formës optimale.
Elvis Rexhbeçaj (Augsburg) – 4 ndeshje, 3 si titullar; i rëndësishëm në balancën e mesfushës.
Leon Avdullahu (Hoffenheim) – 5 paraqitje, duke e fituar gjithnjë e më shumë besimin e trajnerit.
Lindon Emerllahu (Cluj) – Në formë të lartë: 6 ndeshje, 4 si titullar, 1 gol dhe 1 asist.
Muharrem Jashari (LNZ Cherkasy) – Titullar në të gjitha 5 ndeshjet, mesfushor i qëndrueshëm.
Meriton Korenica (Cluj) – 6 paraqitje, 5 si titullar, 1 gol; formë konstante.
Florent Muslija (Düsseldorf) – 5 ndeshje, të gjitha si titullar; një nga lojtarët më në formë të Bundesligës 2.
SULMUESIT
Ermal Krasniqi (Legia Varshavë) – 5 ndeshje, 2 gola dhe përfshirje në formacionin e javës – në formë të shkëlqyer.
Baton Zabërgja (Metalist 1925) – 5 ndeshje, 3 të fundit si titullar, duke e treguar veten në vazhdimësi.
Edon Zhegrova (Juventus) – Nga 6 ndeshje, vetëm në dy pati minutazh të kufizuar; pranë arritjes së formës ideale me të cilën jemi mësuar ta shohim, pas një mungese të gjatë.
Milot Rashica (Besiktas) – 5 paraqitje, vetëm një si titullar; megjithatë ofron eksperiencë dhe cilësi.
Fisnik Asllani (Hoffenheim) – 5 ndeshje, 4 si titullar, 1 gol dhe 1 asist, në formë të lartë.
Albion Rrahmani (Sparta Prague) – 6 ndeshje, 2 si titullar.
Vedat Muriqi (Mallorca) – 4 ndeshje si titullar, 2 gola, udhëheqësi i sulmit dhe simboli i skuadrës.
(Kosova Sot Online)
