Përfaqësuesja e Kosovës ka dorëzuar listën prej 23 futbollistëve për ndeshjen ndaj Sllovenisë

  • A.P /
  • 15 November 2025 - 15:15
Përfaqësuesja e Kosovës ka dorëzuar listën prej 23 futbollistëve për ndeshjen ndaj Sllovenisë

Përfaqësuesja e Kosovës ka dorëzuar listën përfundimtare prej 23 futbollistëve për ndeshjen e sotme ndaj Sllovenisë, dhe trajneri ka vendosur të lërë jashtë katër lojtarë.

Nga lista e publikuar në UEFA, jashtë formacionit për takimin e sotëm kanë mbetur: Leard Sadriu, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica dhe Baton Zabërgja.

Përzgjedhësi ka zgjedhur të mbajë vetëm lojtarët të cilët janë në formën më të mirë aktuale dhe që i përshtaten planit taktik për sfidën ndaj një kundërshtari të fortë si Sllovenia.

Ndeshja pritet të jetë një test i rëndësishëm për Kosovën, e cila synon të marrë rezultat pozitiv si mysafir në Stožice Stadium.

Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, ndërsa Dardanët kërkojnë të tregojnë forcën dhe karakterin në njërën nga sfidat më të rëndësishme të kësaj faze.

(Kosova Sot Online)