Manchester Unitedi ka marrë fitoren e katërt radhazi

  • A.P /
  • 07 February 2026 - 16:30
Manchester Unitedi ka marrë fitoren e katërt radhazi

Manchester Unitedi ka marrë fitoren e katërt radhazi nën drejtimin e Michael Carrickut, duke vazhduar luftën për top katërshe.

“Djajtë e Kuq” kanë fituar këtë të shtunë ndaj Tottenhamit, me shifrat prej 2-0.

Gjithçka u bë më e lehtë për djelmoshat e Carrickut, pasi në minutën e 30-të, Christian Romero u ndëshkua me karton të kuq direkt, pas ndërhyrjes në Casemiron.

Më pas, Unitedi shënoi për 1-0 me anë të Bryan Mbeumos, i cili u asistua nga Kobbie Mainoo në minutën e 38-të.

Kështu u mbyll edhe pjesa e parë, teksa në të dytën, Unitedi e shënoi edhe një gol.

Ishte kapiteni Bruno Fernandes që shënoi në minutën e 81-të për rezultatin final të takimit prej 2-0.

Me këtë fitore, Unitedi shkon në kuotën e 44 pikëve në vendin e katërt, katër pikë më shumë se Chelsea në vendin e pestë dhe dy më pak se Aston Villa në vendin e tretë.

Tottenhami mbetet i 14-ti me 29 pikë.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi e Unitedit nën drejtimin e trajnerit anglez – i cili është në formë të përkohshme në krye të “Djajve të Kuq” – pas fitores ndaj Manchester Cityt, Arsenalit, Fulhamit dhe sot Tottenhamit.

(Kosova Sot Online)