Ronaldo para se ta gjuante penalltinë bëri 'bismilah'

  • A.P /
  • 04 April 2026 - 09:30
Ronaldo para se ta gjuante penalltinë bëri 'bismilah'

Cristiano Ronaldo u rikthye me dy gola në fitoren e Al-Nassrit ndaj Al-Najma, gjatë ditës së premte. 

Superylli portugez kontribuoi me dy gola në fitoren 5-2 të Al-Nassrit, për të zgjeruar epërsinë në krye të tabelës në gjashtë pikë – përkohësisht. 

Por, ajo çka mori vëmendje nga nata e Ronaldos sonte, ishte diçka tjetër e jo golat e tij. 

Bëhet fjalë për momentin kur ai tha “Bismilah” para se të shënonte gol nga penalltia. 

Ronaldo shënoi nga penalltia në minutën e 56-të, për 3-2. 

Në minutën e 73-të shënoi golin e dytë personal, për rezultatin prej 4-2. 

Sadio Mane e mbylli takimin për 5-2, teksa senegalezi kishte shënuar edhe në minutën e 45+9’ në pjesën e parë, për 2-1. Një minutë më herët kishte shënuar Abdullah Al Hamdan për 1-1. 

Cristiano Ronaldo sonte arriti shifrën prej 967 golave në karrierë, duke shkuar sigurt drejt shifrës prej 1000 golave.

(Kosova Sot Online)