Interi është fitues i Kupës së Italisë

  • A.P /
  • 14 May 2026 - 07:51
Interi është fitues i Kupës së Italisë

Interi është fitues i Kupës së Italisë për herë të 10-të në histori.

Pasi e siguruan titullin e kampionit, tani zikaltrit e fituan edhe trofeun e dytë të sezonit.

Në finalen e Kupës së Italisë, Interi triumfoi pastër 0:2 ndaj Lazios në stadiumin ikonik “Olimpico”.

Marusic me autogol në minutën e 14-të kaloi Interin në avantazh.

Në minutën e 35-të, Lautaro Martinez e dyfishoi epërsinë e mysafirëve, e që në fund ishte edhe epilogu i finales.

(Kosova Sot Online)