Kanye West rikthen konfliktin me Taylor Swift

  • G.G /
  • 17 August 2020 - 13:31
Kanye West rikthen konfliktin me Taylor Swift

Kanye West e ka ‘thumbuar’ direkt Taylor Swiftin.

Reperi  Kanye West, nuk  ka ndërmend të ndalë mesazhet të cilat i dedikohen këngëtares Taylor Swift, shkruajnë mediat e huaja.

Kësaj radhe e ‘thumboi’ nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Nuk dua të përdor ‘emoj’ të gjarprit, e dini pse… Nuk jam i sigurt nëse krishterët janë të lejuar ta përdorin atë”, ka shkruar ai.

Po thuajse të gjithë e kujtojnë ‘luftën’ mes tij dhe këngëtares në vitin 2016, ku  reperi e kishte ofenduar Taylor në këngën “Famous”.

(Kosova Sot Online)