Kendall Jenner konfirmon zërat për lidhjen e re! Kush është fatlumi?

  • G.G /
  • 17 August 2020 - 15:06
Kendall Jenner konfirmon zërat për lidhjen e re! Kush është fatlumi?

Zërat për një romancë të re në jetën e Kendall Jenner kanë dalë që në fillim të këtij viti.

Por ato u konfirmuan një ditë më parë, kur modelja u shfaq në një darkë romantike me basketbollistin Devin Booker, në Malibu të shtunën në darkë.

Modelja, 24 vjeç, dukej mahnitëse në një mini fustan ngjyrë kremi, kur doli para restorantit të njohur, Nobu, pak para sportistit.

Kendall u mundua të fshihte fytyrën pasi vuri re paparacët që kishin pushtuar hyrjen e restorantit. Ndërkohë, sportisti 23-vjeçar dukej më casual i veshur me një bluzë sportive në ngjyrë të zezë dhe xhinse.

Pas darkës, dyshja u larguan veçmas për të mos lënë dyshime. Pak ditë më parë ata shkëmbyen mesazhe flirtuese në Instagram. Të martën modelja publikoi një foto të sajën të cilën e kishte komentuar me një emoji luleshtrydhe.

Devin nuk mund të rrinte pa komentuar ndërsa i shkruante: Më pëlqejnë luleshtrydhet.

Eo, a doni më prova?!

(Kosova Sot Online)