Publikohet video/ Rozana Radin e vjedhin në mes të ditës

  • G.G /
  • 25 August 2020 - 10:31
Publikohet video/ Rozana Radin e vjedhin në mes të ditës

Këngëtarja Rozana Radi ka publikuar në rrjetin social Instagram një video ku tregon se i kanë vjedhur dyqanin e saj të veshjeve.

Dyqani i cili gjendet në sheshin Wilson në Tiranë ka rënë pre e një grabitje nga një fëmijë që lyp në rrugë.

Në pamjet e e publikuara shihet djaloshi i cili futet te pjesa ku mbahen paratë dhe hera herës kontrollon se mos vjen ndonjë person. Në momentin që përballet me shitësen e dyqanit, djali kërkon para nga ajo dhe në këtë mënyrë largohet nga dyqani me shumën e grabitur.

Grabitja ka ndodhur ditën e djeshme në orën 19:29, ashtu siç shihet e regjistruar në kamerat e sigurisë.

Ky është postimi i plotë i këngëtares.

"Te gjithe duart lart! ( Keto qe vodhi i ka pas me i prish te Folie, kurse 1 mije lekshin e donte per fat) Nderkohe ne story keni po te njetin sot duke vjedhur ne nje butik tjeter. Ka kohe ti sjelli parate qe ka vjedhur ne te kundert e dime se kush eshte dhe se kush jane ata qe i nxjerrin te vjedhin. Mendojeni mire!"

(Kosova Sot Online)