Morena Taraku dhe Stresi sërish bashkë! Pamjet e fundit konfirmojnë zërat!

  • G.G /
  • 25 August 2020 - 13:45
Morena Taraku dhe Stresi sërish bashkë! Pamjet e fundit konfirmojnë zërat!

Morena Taraku dhe Stresi janë bërë sërish bashkë për një projekt të ri.

Teksa kanë kaluar 5 vite që nga bashkëpunimi i tyre i parë “Ki me bo”, dyshja e njohur ka dhënë lajmin për një këngë të re.

Ka qenë Morena ajo e cila ka publikuar disa foto ku shfaqet në Tiranë, në një studio muzikore duke punuar mbrëmjen vonë.

Ende nuk dimë asgjë për projektin e ri, por Stresi tha në një intervistë të disa ditëve më parë se ka mjaft këngë për të publikuar dhe do të nisë nga shtatori.

Reperi nuk tha gjë për bashkëpunimin e shumëpritur me mikeshën e tij të ngushtë, e cila e ka mbështetur gjthmonë në çdo projekt.

Epo me sa duket, ia paska lënë Morenës ta zbulojë surprizën.

(Kosova Sot Online)