Ja me kë po flirton Rihanna!

  • G.G /
  • 29 August 2020 - 11:11
Ja me kë po flirton Rihanna!

Dyshja e kanë ngacmuar publikisht njëri-tjetrin.

Ajo është përfolur për një lidhje romantike me ASAP Rocky në janar. Dhe Rihanna la të kuptohej se gjërat mes tyre mund të mos jenë mbyllur përgjithmonë në aspektin romantik, kur nisi të flirtonte me reperin 31-vjeçar gjatë një interviste të fundit, transmeton lapsi. 32-vjeçarja iu përgjigj 15 pyetje në një video të postuar nga Vogue të mërkurën, dhe të dy folën për bukurinë dhe sekretet e lëkurës së secilit. Pasi Rihanna nxorri linjën e re të kujdesit për fytyrën, Fenty Skin, reperi, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Athelaston Nakache Mayers – e pyeti atë për llojin e lëkurës. Këngëtarja u përgjigj: Lloji i lëkurës sime është po aq i komplikuar sa meshkujt! Rocky nisi të qeshte me përgjigjen ndërsa Rihanna – vazhdoi: “Po, nuk ishe gati për këtë sepse gjithmonë përpiqesh të thuash që gratë janë të ndërlikuara”.

“Kam kaluar nëpër shumë ndryshime të lëkurës duke nisur nga aknet sigurisht. Duke qenë një grua me ngjyrë nuk e dija që duhet të përdor SPF. Kam mësuar shumë”, tha ajo më pas!

Ylli i hitit Diamonds ia ktheu të njëjtën pyetje reperit Rocky, i cili u përgjigj thjesht: “Handsome” (bukurosh).

Rocky është një nga modelët e fushatës për promovimin e Fenty Skin, dhe tregoi se pjesa më e vështirë e punës me të është: “Të mundohet të mos qeshë aq shumë”!

(Kosova Sot Online)