Tayna shëtit e vetme natën, në “qytetin e mëkateve”

  • G.G /
  • 29 August 2020 - 13:00
Tayna shëtit e vetme natën, në “qytetin e mëkateve”

Tayna po shijon suksesin e këngës “Qe qe” ku erdhi si një latine seksi dhe “përvëlues”.

Por, menjëherë pas lansimit të këngës, reperja e njohur është nisur drejt Amerikës për pushime.

E, nga atje nuk kanë munguar as postimet e shumta të reperës që vazhdimisht rrëmbejnë vëmendjen e adhuruesve dhe mediave.

Pas Çikagos, Tayna sot ka vizituar Las Vegasin i njohur ndryshe edhe si “Qyteti i mëkateve”.

Reperja prizrenase ka sjellur imazhe teksa shihet duke shëtitur rrugëve të Las Vegasit e veshur në të shkurta duke vënë në pah format e saj të përkryera të trupit.

“Qyteti i mëkateve”, ka shkruar Tayna sipër fotografive.

(Kosova Sot Online)