Ermira Shkodra pozon e lumtur në krahët e Gold AG

  • G.G /
  • 07 September 2020 - 14:47
Ermira Shkodra pozon e lumtur në krahët e Gold AG

Ermira Shkodra tashmë është bërë emër i njohur në estradën shqiptare.

Kjo vjen pasi bukuroshja shqiptare u martua me reperin e njohur shqiptar Gold AG, të cilët organizuan ceremoni private.

Pas festës së kurorëzimit të dashurisë së tyre, dyshja kanë filluar pushimet nga edhe po sjellin imazhe të ndryshme.

Së fundmi, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Ermira ka ndarë një imazh mjaft të ëmbël.

Me një dozë të lehtë makijazhi, ajo është parë në krahët e bashkëshortit të saj, Arian Agushi.

Vlen të përmendet se janë hedhur spekulime se dyshja janë në pritje të fëmijës së parë, por ende nuk kanë dhënë detaje shtesë.

(Kosova Sot Online)