Skerdi publikon baladën 'Amelia'

  • G.G /
  • 19 September 2020 - 13:55
Skerdi publikon baladën 'Amelia'

Skerdi solli projektin e ri muzikor.

Skerdi Ago është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat marrin komente pozitive nga fansat e tij.

Ai ditë më parë kishte paralajmëruar projektin me titull “Amelia”, të cilin e solli të shoqëruar edhe me videoklip.

Për tekstin e këngës u kujdes vet Skerdi në bashkëpunim me Mumën, muzikën e bëri Skerdi, kurse për instrumentalin u kujdes Alandy dhe Edlir Begolli.

Për videoklipin u kujdes Jaydee, ndërsa prapa këtij projekti qëndron kompania RedBox Entertainment.

(Kosova Sot Online)