‘Elif’ publikon foton me vajzat e saj binjake: Dashuri e pastër…

  • E.K /
  • 23 September 2020 - 08:28
‘Elif’ publikon foton me vajzat e saj binjake: Dashuri e pastër…

Aktorja turke Tuba Buyukustun është padyshim një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar dhe që u bë shumë e njohur me rolin e “Elifit” në serialin “Diamante dhe dashuri”.

Tuba ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto të dy vajzave të saj.

“Kjo është dashuri e pastër. Kur tre zemra rrahin bashkë”, shkruan krahas fotos aktorja. 

Ajo ka qënë e martuar me aktorin Onur Saylak, dhe kanë dy vajza binjake së bashku.

(Kosova Sot Online)