Nicki Minaj bëhet nënë për herë të parë

  • A.P /
  • 01 October 2020 - 23:50
Nicki Minaj bëhet nënë për herë të parë

Nicki Minaj ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Kenneth Petty (42 vjeçar).

Këngëtarja e “Anaconda” ka lindur të mërkurën në Los Angeles, sipas një raportimi nga TMZ.

Tabloidi nuk ka treguar më shumë për gjininë e foshnjës dhe emrin.

37 vjeçarja në korrik zbuloi se po pret të bëhet nënë, ndërsa ndau me ndjekësit disa fotografi në rrjetet sociale.

Për të lajmëruar shtatzëninë, Minaj publikoi disa imazhe të vetes me partnerin e saj në Instagram, saktësisht më 20 korrik.

Lajmet për një shtatzëni të mundshme të reperes qarkulluan që pas martesës së tyre në 2019.

Image

(Kosova Sot Online)