Fero rikthehet në muzikë?

  • G.G /
  • 16 October 2020 - 12:02
Fero rikthehet në muzikë?

Fero dhe Real1 duket se po kalojnë kohë së bashku në studio muzikore.

Rep artisti Fero deklaroi se po largohej nga rrjetet sociale e po ashtu edhe nga muzika pak kohë më parë.

Por si duket nuk mundi ti rrijë larg asaj, sepse së fundmi ai u pa në studio muzikore bashkë me Real1.

Në llogarinë zyrtare të Dj Blunt dhe Real1 u publikua një Instastory ku mund të shihen Fero dhe Real1 në një studio muzikore, por nuk u tha se për çfarë u bë bashkë dyshja dhe ende nuk nuk ka ndonjë konfirmim nga asnjëra palë.

(Kosova Sot Online)