Gwen Stefani gati për projektin e ri

  • A.P /
  • 23 October 2020 - 16:50
Gwen Stefani gati për projektin e ri

Këngëtarja e njohur amerikane, Gwen Stefani, ka deklaruar që mezi po pret ta ndajë muzikën e saj me gjithë adhuruesit, duke premtuar se këngët e reja do t’i lansojë së shpejti.

Ylli 51-vjeçar gjatë karantinës ka qenë mjaft e zënë duke punuar në realizimin e projekteve të reja, si dhe e pranon se ka qenë një proces mjaft terapeutik për të, në tejkalimin e situatës së shkaktuar nga pandemia.

“Po ndihem shumë e lumtur. E dini, muzika është jeta ime. Ajo shërben si terapi për mua dhe më vjen mirë që kam pasur mundësi të shkruaj sërish këngë. Nganjëherë ndihesh e bllokuar nga ana kreative, dhe herëve të tjera të kthehet inspirimi dhe të hapet një derë në trurin tënd ku mund të ndalesh duke shkruar. Për momentin, kjo gjë po më ndodhë mua dhe t’iu them të drejtën është një ndjenjë shumë e mirë. Prandaj mezi pres ta ndajë muzikën e re me të gjithë ju. Diçka e re do të vjen së shpejti”, ka deklaruar Stefani.

Albumi i fundi i Gwenit si solo këngëtare u lansua në vitin 2017. Me titull “You Make It Feel Like Christmas”, ky incizim përmbante këngë dedikuar festive të fundvitit, transmeton Koha. Në të përfshihej edhe dueti me të dashurin e saj prej kohësh, ylli i muzikës country Blake Shelton.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

I’ve gone full country @fallontonight ! ë gx #DontSpeak #Spiderwebs #HollabackGirl

A post shared by Gwen Stefani (@gwenstefani) on

Ndërkohë, këngëtarja e hitit “Hollaback Girl” së fundmi foli për përvjetorin e 25-të emocional të albumit debutues të bendit “No Doubt”, me titull “Tragic Kingdom”. Stefani atëkohë ishte shumë e re në moshë dhe po mundohej ta gjej veten në industrinë e muzikës.

Së shpejti këngëtaren mund ta shohim në shoun televiziv “The Voice”, ku shërben si anëtare e jurisë krahas të dashurit të saj Blake Shelton dhe këngëtarëve, John Legend dhe Kelly Clarkson.

 


(Kosova Sot Online)