Ky është suksesi i radhës për Dua Lipen

  • A.P /
  • 27 October 2020 - 21:36
Ky është suksesi i radhës për Dua Lipen

Dua Lipa është nominuar në dy kategori të ndryshme të shfaqjes muzikore amerikane “AMA”.

Këngëtarja ka ndarë lajmin e madh në rrjetet sociale, ku ka treguar se është nominuar në kategorinë “Artistja femër e preferuar” dhe “Kënga e preferuar”.

Po ashtu, ajo na ka paralajmëruar se ka në plan diçka shumë speciale gjatë dhënies së çmimeve, në të cilat ajo po merr pjesë për herë të tretë radhazi.

“Kam diçka shumë speciale të planifikuar për herën time të tretë në AMA. Më ndiqni më 22 nëntor në ABC”, ka thënë ajo.

Image

(Kosova Sot Online)