Më në fund, unazë për Gwen Stefani

  • A.P /
  • 28 October 2020 - 16:47
Më në fund, unazë për Gwen Stefani

Këngëtarët Gwen Stefani dhe Blake Shelton janë bashkë që prej 2015-tës, dhe kanë përjetuar një histori mjaft të bukur dashurie.

Ata janë lavdëruar vazhdimisht si një çift mjaft solid, dhe Gwen-it më në fund I mbërriti propozimi që priste nga partneri. çift që në 2015, ndërsa në 2017 fejohen.

“Faleminderit që më shpëtove 2020 dhe jetën time, të dua” ka shkruar ai, romantik më shumë se kurrë. “Tani të presim vetëm martesën”…, shton Shelton. Për shumë nga adhuruesit e gosipit Gwen dhe Blake do të kishin lidhin kurorë disa herë deri tani. Por e vërteta është se vetëm së fundi çifti ka vendosur realisht të hedhë hapin e rëndësishëm, duke zyrtarizuar lidhjen në unazën në gisht. Njoftimin e bënë nëpërmjet rrjetin social Instagram, me një fotografi ku Blake puthte Gwen-in e cila tregonte krenare unazën që sapo kishte marrë.

“Po, të lutem” ka shkruar këngëtarja pa shtuar gje tjetër. Dyshja u njoh në porgramin The Voice, në 2015 dhe kishin secili pas shpine martesa të dështuara. Ajo sapo ishte ndarë nga bashkëshorti Gavin Rossdale, me të cilin ka 3 fëmije Kingston, Zuma Nesta dhe Apollo, ndërsa Blake ishte divorcuar nga gruaja e dytë Miranda Lambert.

Image


(Kosova Sot Online)