Me protagoniste bukuroshen shqiptare, kënga e Butrintit që kemi gjithë verën që e presim është gati

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 20:06
 Me protagoniste bukuroshen shqiptare, kënga e Butrintit që kemi gjithë verën që e presim është gati

Në fund të javës që lamë pas Butrinti publikoi një video në Instastory ku shihet në studio duke kërcyer teksa ka shkruar: “Mood, kur pe nij next song!”

Pra, përveç faktit se këngëtari po sjell një këngë të re kuptuam edhe se bëhet fjalë për një këngë ritmike dhe menjëherë na shkoi mendja te projekti që modelja Dorina Gegiçi ia zbuloi në verë, por nuk u publikua.

Nëse ju kujtohet bukuroshja bjonde postoi një video në gusht, duke kërcyer nën tingujt e këngës së re të Butrintit, duke na lënë të kuptohet se do jetë pjesë e klipit. E teksa ne prisnim me padurim publikimin e saj duket se momenti ka ardhur pikërisht tani.

Autori i hitit “Xhanëm” ka publikuar disa foto në Instagram, duke i shoqëruar me vetëm një fjalë ‘Phantom’. Është pikërisht ky komenti që ai la edhe në videon e Dorinës gjatë verës, duke na çuar automatikisht te titulli i këngës.

(Kosova Sot Online)