Dua Lipa uron publikisht vjehrrin për ditëlindje

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 10:51
Dua Lipa uron publikisht vjehrrin për ditëlindje

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa po shijon prej kohësh lidhjen e saj të dashurisë me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in.

Që në fillimet e lidhjes së tyre, ata nuk ngurruan ta bëjnë romancën publike dhe të gjithë kanë ndjekur hap pas hapi çdo stat të marrëdhënies së tyre.

Gjërat mes Duas dhe Anwar-it janë bërë prej kohësh serioze dhe ata kalojnë kohë edhe me familjet e njëri-tjetrit.

Dua është një “nuse” e shkëlqyer, e cila ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë pjesëtarët e familjes së Anwar-it.

Pak më parë, ajo i ka uruar publikisht ditëlindjen vjehrrit të saj, Mohamed Hadid, duke publikuar në InstaStory një foto të tij me të birin.

“Gëzuar ditëlindjen”- shkruan Dua duke etiketuar vjehrrin në postim, ndërsa shkrimin e shoqëron me tre zemra të kuqe.

(Kosova Sot Online)