Oriola Marashi nxjerr në pah asetet joshëse

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 11:51
Oriola Marashi  nxjerr në pah asetet joshëse

Oriola Marashi njihet për format trupore dhe herë pas here vendos që t’i mahnisë ndjekësit e saj në rrjete sociale me disa foto.

Së fundmi, modelja bukuroshe ka publikuar në Instagram disa foto të realizuara gjatë një fotosesioni.

E veshur me një fustan të zi dhe të çarë në njërën anë, Oriola duket mjaft elegante teksa nxjerr në pah fizikun e përsosur.

Gjithashtu, dekolteja e hapur i theksonte më shumë gjoksin, duke bërë që modelja të dukej e mrekullueshme.

Ashtu si shumë postime të tjera, edhe ky ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente nga ndjekësit e saj.

(Kosova Sot Online)