Kylie Jenner si përherë unike, mahnit me veshjen në imazhet e fundit

  • E.K /
  • 09 November 2020 - 20:07
Kylie Jenner si përherë unike, mahnit me veshjen në imazhet e fundit

Kylie Jenner viteve të fundit është kthyer në infuencere më të njohur për audiencën e gjerë.

Bukuroshja brune tashmë ka grumbulluar 200 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram, duke marrë vëmendje me këtë sukses, shkruan Daily Mail.

Në po të njëjtin rrjet social, Kylie ka ndarë një fotografi që ka lënë ‘gojëhapur’ miliona njerëz anembanë botës.

Duke pozuar para pasqyrës, ajo është parë e veshur me plot stil, teksa më shumë i dominonte ngjyra e zezë dhe e gjelbër.

Për aksesorë kësaj here bukuroshja ka shkuar me një palë syze transparente, ndërsa para vetes kishte vënë një çantë luksoze.

“Përshëndetje vjeshtë”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Përndryshe, Jenner njihet edhe për biznesin e saj me produkte të bukurisë, që është kthyer në brend mjaft të suksesshëm.

(Kosova Sot Online)