Rihanna rikthen në modë këtë stil flokësh

  • G.G /
  • 20 November 2020 - 09:57
Rihanna rikthen në modë këtë stil flokësh

Rihanna ka qenë gjithmonë një ikonë stili kur vjen puna tek flokët. Nga rruajtja e një pjese të kokës, deri tek flokët e gjata me gërsheta, këngëtarja nga Barbados vazhdon të mbetet frymëzim. Prandaj edhe themi se stilin e ri të Rihannës shumë shpejt me siguri do t’ia shohim të gjithëve. Riri u fotografua në mbrëmje nga paparacët teksa po shkonte të darkonte me miqtë e saj dhe parukierin Yusef, i cili i realizoi edhe këtë model flokësh.

Rihanna u shfaq me një prerje flokësh “mullet”, buzët e kuqe, syze, bluzë të stampuar me gjethen e marijuanës, pantallona kauboj të çara në fund dhe taka të bardha, pa harruar edhe bizhuteritë e shumta në qafë e në duar. Prej kohësh Rihanna është shkëputur nga muzika e fansat po presin ende për një rikthim të saj, i cili nuk dihet se kur do të ndodhë pasi këngëtarja duket se po e shijon tepër jetën private dhe biznesin me të brendshmet “Savage X Fenty”.

(Kosova Sot Online)