Kështu duket shtëpia e Kidës në festat e fundvitit

  • G.G /
  • 03 dhjetor 2020 - 13:54
Kështu duket shtëpia e Kidës në festat e fundvitit

Festat kanë trokitur edhe në derën e shtëpisë të këngëtares së njohur Kidës.

Së fundmi ajo ka ndarë një foto në llogarinë e saj në Instagram ku duket shtëpia e saj e dekoruar për festat fundvitit.

Ajo ka treguar pemën e vitit të ri ku duket sikur i kanë rënë fjollat e dëborës, e pranë pemës disa qirinjë ku e bëjnë atmosferën e shtëpisë akoma më të bukur.

Kujtojmë se prej disa ditësh, rrjeti po zien nga lajmet e një bashkëpunimi të mundshëm me Butrint Imerin.

Shkak janë bërë disa foto të këngëtarëve në studio, duke ngjallur dyshime se dyshja mund të vijë me një bashkëpunim.

Lidhur me këtë, këta të fundit ende nuk kanë deklaruar asgjë, por për më shumë rreth kësaj neve na duhet të presim.

(Kosova Sot Online)