Reperi shqiptar i humb 120 kilogramë

  • G.G /
  • 09 December 2020 - 13:17
Reperi shqiptar i humb 120 kilogramë

Action Bronson humbi shumë peshë gjatë karantinës.

Ai është një kuzhinier i kthyer në reper, i cili kohët e fundit ka pësuar një transformim mahnitës të trupit, shkruan Daily Mail.

Action Bronson u shfaq në revistën “Men’s Health”, për të zbuluar se si humbi mbi 125 kilogramë këtë vit.

Prodhuesi i hitit “White Bronco”, i cili mbushi 37 vjeç javën e kaluar, tha se “rrugëtimi i tij filloi shumë kohë më parë”.

“Kam lindur i shëndoshë. Unë isha një fëmijë i shëndoshë. Ky transformim ishte i vonuar”. vazhdoi Bronson, emri i vërtetë Ariyan Arslani.

Por, Bronson, i cili pëlqen shumë ushqimet, filloi humbjen e peshës nga marsi i këtij viti dhe arriti sukses falë një regjimi agresiv të fitnesit dhe një rishikim të plotë të dietës së tij.

Dhe nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të mirë, duke marrë parasysh shëndetin e Bronson.

“Kishte shumë gjëra si prediabeti, ekzema, astma, të gjitha llojet e gjërave që i kisha dhënë vetes”, reflektoi ai.

“Nëse do të bëja diçka që ishte një pjatë e madhe, e rrumbullakët, do të haja pjatën e madhe, të rrumbullakët. Nuk do të kisha vetëm një copë”, shtoi Bronson.

Ndryshimi i madh, tha ai, ishte një ngjarje jetësore vitin e kaluar, lindja e djalit të tij nëntorin e kaluar.

Reperi thotë se nuk do të mund të ishte afër djalit të tij nëse nuk do të merrte këtë vendim.

Tani, ai zgjohet në 4 të mëngjesit çdo ditë për të bërë stërvitje dhe për të filluar marrjen e proteinave.

“Unë tashmë kam marrë punën time, ndërsa të gjithë të tjerët po dremitin,” deklaroi ai, “duke vendosur fitime të mëdha, proteina të mëdha, e dini?”

(Kosova Sot Online)