Duajeni veten siç bën Tayna për ditëlindje

  • G.G /
  • 14 December 2020 - 10:23
Duajeni veten siç bën Tayna për ditëlindje

Me një foto artistike të realizuar në studio, reperja kosovare, Tayna ka mirëpritur ditën e lindjes, ku nuk i ka kurrësyer për hir të vërtetës dhe fjalët e mira për veten.

“Me 14 dhjetor u kriju kjo kryevepra k’tu. Çike sa 10 djem per familje e çike mas 7 djemve n’hip-hop. Çdo vit e ma shume update vetes e çdo dite e ma shume mirenjohese per gjithçka qe jom e kom. Urime festa jem e preferume!ë”, ka shkruar ajo krah fotos së fundit e grimuar me një hark shigjete në dorë, duke treguar kështu se është një shigjetar i vërtetë.

Vajzë sa për 10 djem e kryevepër e ka quajtur Tayna veten në ditëlindjen e saj të 24-rt duke mos u treguar aspak modeste, por shumë krenare për veten e saj.

Epo duket qartë se Tayna nuk pret fare që fjalët e mira t’ia thonë të tjerët, ia dedikon vetë vetes ato madje në ditën më të kuptimtë për të.

(Kosova Sot Online)