Afërdita Dreshaj: Të gjithë çuditen me mua

  • A.P /
  • 14 December 2020 - 19:26
Afërdita Dreshaj: Të gjithë çuditen me mua

Këngëtarja Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj çek, Jakub Kindl, për pak muaj do të bëhen prindër për herë të parë.

Afërdita është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël, ndërsa lajmin e shtatzënisë e bëri të ditur që në muajt e parë.

Modelja e njohur nuk ngurron aspak të ndajë eksperiencën e saj deri tani ku ka çuditur fansat me një deklaratë së fundmi.

Një ndjekëse pyeti atë se a e lodh shtatzënia sepse i duket se është tejet aktive, që bëri Afërditën të zbulonte faktin interesant.

“A të lodh shtatzënia sepse të shoh që je shumë aktive”, pyeti ndjekësja.

“Kam një super energji, të gjithë çuditen me mua”, ishte përgjigja e Afërditës.

Image

(Kosova Sot Online)