Reperi ndërkombëtar uron Taynën për ditëlindje

  • G.G /
  • 15 December 2020 - 12:09
Reperi ndërkombëtar uron Taynën për ditëlindje

Tayna ditën e djeshme festoi ditëlindjen e 24-t, ajo organizoi një festë me miq e familjarë të saj.

Ndërkaq ajo ka postuar edhe një foto në llogarinë e saj në Instagram ku duket mjaftë tërheqëse por edhe mbishkrimi përkrahë kësaj fotoje ishte mjaftë interesant.

“Me 14 dhjetor u kriju kjo kryevepra k’tu. Çike sa 10 djem per familje e çike mas 7 djemve n’hip-hop. Çdo vit e ma shume update vetes e çdo dite e ma shume mirenjohese per gjithçka qe jom e kom. Urime festa jem e preferume!” ka shkruar Tayna përkrahë fotos së saj.

Megjithatë as urimet për këngëtaren nuk munguan, shumë figura publike uruan këngëtaren kështu duke i thënë fjalët më të mira për të.

Por, vëmendje mori urimi i reperit gjerman Bonez, i cili numëron mbi 2.4 milionë ndjekës në Instagram dhe është shumë i suksesshëm jashtë.

Ai ka ndarë në Instastory foton që reperja postoi në Instagram për të uruar veten, pa shkruar asgjë.

Ndërkaq Pak javë më parë, menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli bëri me dije se Tayna ka gati edhe dy bashkëpunime ndërkombëtare, por pa zbuluar emra.

Për shkak të pandemisë videoklipet e këtyre këngëve ende nuk janë xhiruar, dhe ende nuk janë gati për publikim.

Por mos është Reperi Bonez ai që do të jetë pjesë e projektit?! Mbetet të shihet në ditët në vijim.

(Kosova Sot Online)