Amaneti i gruas së ndjerë për Danin

  • G.G /
  • 22 December 2020 - 10:05
Amaneti i gruas së ndjerë për Danin

Nga Peja e bukur, një zë briliant, i pastër si kristal.

Ramadan Krasniqi-Dani, ka bërë që qyteti i tij të krenohet me të.

Dani prej më shumë se 30 vitesh i këndon ndjenjës më të bukur në botë, dashurisë, por edhe vuajtjes e dhimbjes që di të lë ajo.

Këngëtari i mirënjohur ka kënduar kryesisht muzikë popullore, por edhe të lehtë, pa lënë anash baladat e bukura, që janë specialiteti i tij muzikor, me të cilat është afruar edhe më shumë me publikun.

Dani, i këndoj e këndon dashurisë, ndërkaq vet e humbi atë mjaft herët, pasi gruaja e tij iku në moshë të re nga kjo botë.

Dashuria e madhe e Danit, janë fëmijët e tij, që gruaja ia la amanet, por edhe muzika, që nuk e le asnjëherë dhe për asnjë arsye.

(Kosova Sot Online)