Biseda e fundit e Olta Gixharit me partnerin e saj është më epikja që kemi parë së fundmi!

  • 28 December 2020 - 22:50
Biseda e fundit e Olta Gixharit me partnerin e saj është më epikja që kemi parë së fundmi!

Ndonëse prej disa muajsh është bërë nënë, Olta Gixhari vijon mos të na e zbulojë portretin e partnerit të saj.

Nuk e dimë se cili është fatlumi që i ka vjedhur zemrën bukuroshes bjonde, por dimë se e ka bërë shumë të lumtur.

E meqenëse Olta është shumë hermetike për jetën e saj personale nuk është surprizë që pjesa më e madhe e pyetjeve të ndjekësve të saj në “Show me a photo of” lidhen me partnerin e saj.

Më epikja nga të gjitha ishte padyshim biseda e saj e fundit me të. Aktorja nuk e ka refuzuar kërkesën e ndjekësve duke publikuar një screenshot të bisedës së fundit në WhatsApp.

Dhe çfarë kanë folur do thoni ju? Aktorja i ka dërguar listën e gjërave që duhet të blejë për shtëpinë, ku shkruan: Fruta, letra higjenike dhe të lagur.

Biseda normale për një çift me fëmijë, apo jo?

Ndër të tjera, Oltës i është kërkuar një foto me partnerin, fotoja e fundit me të, takimi i tyre i parë dhe fotoja e parë me Amar.

Gixhari, është bërë më 22 gusht nënë për herë të parë. Ajo ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa lajmin e bukur e ka ndarë vetë në rrjete sociale.

Olta ka treguar se ka zgjedhur që të voglin e saj ta quaj AMAR, emër që vjen nga hebraikja dhe do të thotë “i përjetshëm’, dhe në arabisht do të thotë Hënë.

Gjatë këtyre muajve aktorja ka ndarë shpesh foto me të birin, sigurisht duke ia fshehur portretin pasi është ende i vogël.

Nënë e bir kalojnë gjithë kohën bashkë, dalin për shëtitje, e na qerasin edhe ne me foto të bukura, që ua bën sigurisht babi.

Kujtojmë se bukuroshja bjonde i është dedikuar me kohë të plot të birit dhe prej kohësh ndodhet në Spanjë, ku edhe solli në jetë Amar.

Ajo u shpërngul gjatë shtatzënisë në shtetin spanjoll së bashku me partnerin për të cilin ende nuk dimë asgjë, pasi ajo ka preferuar ta mbajë larg nga sytë e publikut.

(Kosova Sot Online)