Rita Ora me motrën dhe vëllain në Rugovë

  • g./g /
  • 30 December 2020 - 11:09
Rita Ora me motrën dhe vëllain në Rugovë

Nëna e Rita Orës ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi nga e kaluara.

E në njërën nga këto fotografi, treshja shihen teksa pozojnë para urës në Rugovë të Pejës, të cilën e kanë realizuar kur kishin ardhë për pushime në Kosovë.

Kjo ishte koha kur Rita ende ishte fëmijë dhe nuk e kishte arritur famën që e ka sot, e kur e lirë mund të vinte t’i kalonte pushimet në vendlindje.

Vera shpesh ndan fotografi të tilla nga e kaluara e familjes së saj, dhe ndjekësit janë shumë të interesuar për të parë jetën para famës të yllit botëror.

(Kosova Sot Online)