Goldi i dedikon vargje të birit

  • G.G /
  • 06 January 2021 - 16:43
Goldi i dedikon vargje të birit

Gold AG po i shijon muajt e parë të të qenit prind.

Reperi Gold AG në fund të vitit që e lamë pas u bekua me një djalë, të cilin ai dhe Ermira vendosë ta quajnë Gueril.

Çifti po e shijojnë në maksimum çdo moment pranë djalit, ndërsa nuk mungojnë as fotografitë dhe dedikimet e ëmbla për vogëlushin.

Së fundi, Goldi postoi një video, ku shihet duke e përkundur djalin, kurse shkruan “nuk gjen’ asgjëkundi më të mirë se dora që të përkundi… Birë”.

Kujtojmë se kënga e fundit e Gold AG është “Liri a vdekje”, e publikuar në fund të vitit të kaluar, ndërsa pritet që edhe gjatë këtij viti të sjell shumë projekte të reja. 

(Kosova Sot Online)