Fifi, e vetmja që pranon të vuajë për hir të dashurisë!

  • G.G /
  • 09 January 2021 - 09:51
Fifi, e vetmja që pranon të vuajë për hir të dashurisë!

Fifi është e dashuruar, madje pranon të vuajë për hir të dashurisë, por nuk është në një lidhje. Kështu deklaron këngëtarja, e cila mendon ndryshe nga shumica për dashurinë. Vetë qenia njerëzore është pak egoiste e kërkon të marrë dashuri, por Fifi shprehet se më mirë është të duash sesa të të duan!

Këngëtarja tregon se prej 2 vitesh e gjysmë ka rënë në dashuri me sytë e tij dhe sërish habit me përgjigjen e rradhës. “Si e ka fituar zemrën tënde ky djali?” – “Duke i dhuruar dashuri” përgjigjet ajo.

“Më mirë të lëndohem unë sesa ai”-shprehet Fifi duke na treguar dhe tatuazhin që ka dedikim për personin e zemrës.

Epo kështu si shprehet Fifi, lum kush e ka në krahë këtë vajzë!

(Kosova Sot Online)