Rita Ora tregon datën e publikimit të filmit ku do të luajë

  • G.G /
  • 09 January 2021 - 15:38
Rita Ora tregon datën e publikimit të filmit ku do të luajë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këtë vit do të jetë edhe në rolin e aktores.

Fansat e saj do të kenë mundësinë që të shohin atë në filmin “Twist”, i cili do të publikohet më 29 janar.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet këngëtarja, e cila ka shperndarë në “Instastory”,  një postim të Jason Maza, i cili është një nga producentët e filmit.

Bëhet fjalë për një artikull të “Total Film”, ku shkruhet shkurtimisht përmbajtja e filmit dhe data e publikimit, e cila është zyrtare tashmë më 29 janar.

“’Twist’ është duke ardhur shumë shpejt. Faleminderit për këtë rishikim të mrekullueshëm”, ka shkruar Rita Ora në “InstaStory”.

Filmi i cili do të publikohet më 29 janar, është një përshtatje e re e romanit të Charles Dickens, e sjellë në mënyrë drithëruese nga “Sky Cinema Original”, ku në zemrën e mbushur plot të Londrës moderne, një grup të rinjsh të zgjuar rrugësh planifikojnë vjedhjen e shekullit.

Në këtë film, Rita do të luajë rolin e mikes së ngushtë të Oliver Twist.

Filmi “Twist” përndryshe është një përshtatje e re e romanit të Charles Dickens, e sjellë në mënyrë drithëruese nga ‘Sky Cinema Original’, ku në zemrën e mbushur plot të Londrës moderne, një grup të rinjsh të zgjuar rrugësh planifikojnë vjedhjen e shekullit.

(Kosova Sot Online)