Rita Ora e emocionuar për projektin e ri: Mezi pres ta shihni

  • A.P /
  • 14 January 2021 - 18:32
Rita Ora e emocionuar për projektin e ri: Mezi pres ta shihni

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, më në fund po rikthehet me diçka të re.

Së fundi u bë e ditur që së shpejti do ta publikojë këngën “Flame”, ani pse ajo ende nuk ka zbuluar detaje.

Me postimin e fundit, Rita ka paralajmëruar diçka të re, por nuk e bëri të qartë nëse ka të bëjë me këngë të re, apo me diçka tjetër.

“Oh fansat e mi, sa shumë më mungoni çdo ditë!! Kjo ishte derisa ne po xhironim diçka shumë ngazëllyese, kjo është edhe pse po qeshi!! Mezi pres ta shihni! ë @disclaimer_official“, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)