Ronela Hajati zbulon planet e dasmës

  • A.P /
  • 20 January 2021 - 20:01
 Ronela Hajati zbulon planet e dasmës

Pak ditë më parë, Ronela Hajati, pranoi gjatë një bashkëbisedimi me fansat se është beqare. Madje nuk ngurroi të zbulonte se çfarë e bën atë të bjerë në dashuri me një mashkull.

“Ajo kimia që në takimin e parë që e ndjen telashin. Do të të dua nëse nuk je shumë i ngjitur, gatuan lezetshëm, kemi shije të përafërta muzikore, s’dua të pajtohet me çdo gjë që them, dua të më kuptojë me një shikim dhe të arrijë të njohë atë Ronelën që e njohin shumë pak njerëz. Nuk është ndonjë gjë dhe shumë e lodhshme”, ka shprehej këngëtarja pak ditë më parë.

Ndërsa së fundmi, Ronela i ka habitur të gjithë me një postim që ka bërë në “Instastory”. Këngëtarja ka treguar këngën me të cilën dëshiron të hapë dasmën e saj (pra po mendon për një dasmë), mirëpo fatlumi nuk duket ende në horizont.

Nuk e dimë nëse këto plane të Ronelës janë konkretisht me një person dhe ajo e ka gjetur sërish gjysmën e saj, apo i referohen partnerit të ardhshëm.

Image

(Kosova Sot Online)