Të gjithë i vihen kundër Kim Kardashianit për një foto në parajsë!

  • G.G /
  • 22 January 2021 - 09:50
Të gjithë i vihen kundër Kim Kardashianit për një foto në parajsë!

“Kjo është më shumë se vetë jeta, kjo është parajsë”-shkruan Kim Kardashian në foton e fundit të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet duke shijuar pushimet e duke treguar se nuk ka aspak nevojën e Kanye-t krah saj.

Mirëpo përshkrimi që i ka vendosur fotos ka sjellë reagime të ashpra nga ndjekësit, të cilët e quajnë të palogjikshme faktin që Kim ndihet si në parajsë në një kohë që në SHBA ëshët shënuar rekord viktimash nga virusi.

“Jemi në pandemi Kim”-i rikujton një komentuese showgirl-it.

“Mund të jetë parajsë për ty, por jo për 400 mijë të vdekur nga Covidi”- i shkruan një tjetër.

“Je në parajsë? Në rregull, por kjo është shumë mosrespektuese nga ana jote në një kohë që bota është në pandemi”-shkruan një komentues tjetër.

Ndërkohë Kim ka vendosur të mos i përgjigjet kritikave, por të shijojë parajsën e saj!

(Kosova Sot Online)