Veshjet luksoze të Luana Vjollcës ju lënë pa tekst

  • A.P /
  • 31 January 2021 - 09:06
Veshjet luksoze të Luana Vjollcës ju lënë pa tekst

Këngëtarja dhe moderatorja Luana Vjollca, gjithmonë di të vishet me shumë stil.Garderoba e saj është luksoze, dhe dukshëm vërehet se i kushton shumë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online",

Këtë na e vërtetoi në fotot e fundit ku ajo shfaqet me veshje të  brendeve më të njohura botërore si: xhinse nga guess dhe bizhuteri të cilat në vijim mund ti shikoni dhe krahasoni edhe vetë.

Faqja “Mes përmes” në Instagram ka publikuar çmimin e veshjes dhe bizhuterive që moderatorja kishte zgjedhur mbrëmë. E gjithë veshja e Luanës kap shifrën gati 2 mijë euro, por ajo se çka ishte për tu komentuar çmimi i bluzës së saj.

Bluza e zezë ka një çmim prej 16 euro, xhinset 117 euro, unaza 700 euro, vathët 520 euro dhe unaza tjera 580 euro.

Luana është mjaft e angazhuar në emisionin e saj, por nuk e lë anash as muzikën.

Image
Image

(Kosova Sot Online)