Megan Fox ka hedhur poshtë thashethemet për fejesë

  • A.P /
  • 01 February 2021 - 20:48
Megan Fox ka hedhur poshtë thashethemet për fejesë

Megan Fox ka hedhur poshtë thashethemet për një fejesë të mundshme me partnerin e ri, Machine Gun Kelly. Ylli i “Transformers” postoi një fotografi në rrjete sociale, ku tregonte dorën me një unazë të thjeshtë në gisht.

Ky reagim i saj vjen një ditë pasi u fotografua në New York me një unazë gjigande në gisht, dhe për këtë arsye u spekulua se është fejuar me Kelly-n. Ajo u fotografua së bashku me partnerin 30-vjeçar, përpara performancës së tij në Saturday Night Live këtë fundjavë.

Dyshja kanë tërhequr vëmendjen e mediave që kur lidhja e tyre u bë publike në pranverën e vitit që lamë pas, në një kohë kur dhe Megan konfirmoi ndarjen nga ish bashkëshorti Brian Austin Green, me të cilin ndan tre fëmijë. 

Image

(Kosova Sot Online)