A i ka rënë pishman Kim Kardashian për divorcin?

  • G.G /
  • 06 February 2021 - 09:55
A i ka rënë pishman Kim Kardashian për divorcin?

Kim Kardashian kohëve të fundit ka qenë shumë e zënë me produktet në biznesin e saj ‘KKW Beauty’.

Kim tashmë po lanson të brendshme të reja, të cilat po i reklamon vet në rrjete sociale, shkruan Daily Mail.

Në linjën e re, 40-vjeçarja ka vendosur që të pozojë tërheqëse, derisa mori vëmendje të madhe me linjat e saj trupore.

Të tilla imazhe janë publikuar në rrjetin social Instagram, derisa ngjalli reagime pozitive të ndjekësve.

Ajo çka mori më shumë vëmendje ishte se kishte vendosur sërish unazën e martesës, të dhuruar nga Kanye West.

Komente ndaj këtij veprimi erdhën pasi dyshja thuhet se do të ndahen, pasi edhe kanë filluar me procedurat e divorcit.

(Kosova Sot Online)