Covid-19 falimenton edhe Rihanna-n!

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 07:59
Covid-19 falimenton edhe Rihanna-n!

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar falimentimin e shumë bizneseve dhe nga kjo është prekur edhe këngëtarja me famë botërore, Rihanna.

Biznesi i saj i veshjeve “Fenty” po falimenton totalisht, ndaj do të mbyllet gjatë javës së ardhshme.

Sipas Women’s Wear Daily (WWD), falimenti i Fenty-t erdhi si pasojë e pandemisë dhe sfidave të mbajtjes së një brand-i në distancë, një brand luksoz që prodhohet në Paris dhe Itali.

Duke qenë në SHBA, Rihanna i ka dhënë më shumë përparësi linjave të saj Fenty Beauty dhe Fenty Skin, si dhe të brendshmeve Savage X.

Së fundmi, këngëtarja ka qenë kryefjala e mediave për lidhjen e saj me reperin Asap Rocky.

Rihanna dhe A$AP janë parë duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York. Këngëtarja e hitit “Umbrella” dhe artisti i “Praise The Lord” bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s. Pas projektit të përbashkët ata dhanë dhe një intervistë me njëri-tjetrin dhe ASAP Rocky u shpreh se pjesa më e vështirë e bashkëpunimit ishte se ai nuk mund të fokusohej dhe të qëndronte serioz para këngëtares.

Sipas Women’s Wear Daily (WWD), falimenti i Fenty-t erdhi si pasojë e pandemisë dhe sfidave të mbajtjes së një brand-i në distancë, një brand luksoz që prodhohet në Paris dhe Itali.

(Kosova Sot Online)