Blero rrëfen takimin e parë me Afronën

  • E.K /
  • 13 February 2021 - 12:12
Blero rrëfen takimin e parë me Afronën

Këngëtari, Blero, prej disa vitesh po jeton një histori të bukur dashurie me Afrona Dikën. Edhe pse janë të martuar, ata jetojnë në distancë për shkak se Afrona jeton në Zvicër dhe Blero në Kosovë.

Së fundmi çifti i njohur ka treguar disa detaje nga jeta personale.

Blero rrëfeu në emisionin “Rudina” se gjysmë ore pasi kishte biseduar me Afronën, e kishte prezantuar atë tek e gjithë familja e tij.

“Atë natë që filluam të komunikonim në Facebook isha në Gjermani me familjen te daja im. Unë po pija cigare jashtë dhe duke komunikuar me Afronën më çoi një foto, shkova brenda dhe ishim 20 a 30 veta dhe i thashë ndaluni veç pak, a po ju pëlqen kjo? Ata thanë oo sa e bukur . Ne sa nisëm të flisnim, ishte dita e parë, ora e parë. Unë bëra një selfie me familjen dhe ia çova. E prezantova Afronën me familjen në gjysmë orën e parë, zakonisht nuk kam shkoj te familja t’i them a po ju pëlqen kjo, nuk ka ndodhur kurrë në jetë”, tregoi Blero.

Ky i fundit ka treguar se të nesërmen kishte për të udhëtuar drejt Prishtinës, por kur ishte në aeroport ka ndryshuar destinacion. Këngëtari ka prerë biletën për në Cyrih për të takuar Afronën.

Po atë ditë Blero ka publikuar dhe një foto me Afronën në rrjetet sociale ku filluan edhe mediat që të aludonin për një lidhje të mundshme, e që tani janë të martuar.

(Kosova Sot Online)