Adriana Matoshi bëhet deputete e Kuvendit të Kosovës

  • A.P /
  • 18 February 2021 - 15:38
Adriana Matoshi bëhet deputete e Kuvendit të Kosovës

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, kandidoi për postin e deputetës në kuadër të Lëvizjes Vetvendosje.

Deri më tani, raportohet se 37 deputetë nga subjekti politik në të cilin Matoshi bën pjesë kanë marrë votat e mjaftueshme për deputetë, ku në mesin e tyre është edhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi.

Adriana Matoshi ka një sërë rolesh të suksesshme dhe së fundmi është shpërblyer me çmimin aktorja më e mirë në festivalin e Francës “See a Paris 2020”

(Kosova Sot Online)