Naim Abazi tregon se si shoku i kërkoi t’ia prezantojë Mihrijen

  • E. /
  • 20 February 2021 - 16:26
Naim Abazi tregon se si shoku i kërkoi t’ia prezantojë Mihrijen

Jo të pakta janë rastet që një mik i kërkon dikujt t`i prezantojë një vajzë që e pëlqen, dhe i tillë ka qenë edhe rasti i Naim Abazit disa vite më parë.

Gjatë kohës që ai ishte ende në një lidhje me Mihrije Brahën, një mik i kërkoi t`i prezantonte këngëtaren.

“Ishim në një udhëtim. Aty e pranishme ishte dhe Mihrija dhe një mik imi. Ai filloi të më thoshte sa e bukur ishte Mihrija dhe sa dëshirë kishte ai që ajo të ishte e dashura e tij. Më kërkoi t`ia prezantoja. Por unë vetëm qesha. Nuk mendoj se në ate kohë ai e dinte që ishim bashkë”, tha Naimi.

(Kosova Sot Online)