Arbenita e konfirmon shtatzëninë

  • A.P /
  • 22 February 2021 - 18:36
Arbenita e konfirmon shtatzëninë

Arbenita dhe Fero kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, kështu duke u bërë çifti më i ri i estradës.

Për martesën e tyre të papritur dhe të befasishme për fansat, mediat raportuan se çifti janë në pritje të një fëmije.

Sipas të njejtave raportime, ata po presin të bëhen prindër të një vajze.

Por duket se bukuroshja nuk e ka përballuar “presionin”, prandaj ka dalur hapur dhe ka dhënë lajmin e bukur.

“Jam shtatzënë”, shkruan ajo në postim. Teksa njofton se ndjekësit e saj mund të fitojnë një dhuratë.

(Kosova Sot Online)